//Në UT ka filluar afati i tretë i regjistrimit për vitin akademik 2020/2021

Në UT ka filluar afati i tretë i regjistrimit për vitin akademik 2020/2021

2020-09-22T20:48:45+00:00 Shtator 22, 2020|

Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021. Në të gjitha programet studimore të 13 fakulteteve tona, ku kanë mbetur vende të lira, Universiteti ynë synon që t’i plotësojë përmes këtij afati, i cili ka filluar prej sot (e martë), më 22 shtator, e që do të përfundojë më 25 shtator 2020 (e premte).

Kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë studimet e tyre t’i vazhdojnë në Universitetin e Tetovës, fillimisht duhet që ta plotësojnë formularin online në ueb faqen:  www.unite.edu.mk/apply  (Regjistrimet 2020/21), me të dhënat përkatëse dhe sipas udhëzimeve që kërkohen.

Përveç kësaj, kandidatët gjatë aplikimit duhet t’i posedojnë këto dokumente: Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë shtetësie, si dhe dëshmi (fletëpagesë) për pagesat e taksave administrative.

Deri më tani në Universitetin e Tetovës janë realizuar dy afate për regjistrimin e studentëve të rinj dhe sipas Komisionit për regjistrimin e studentëve në UT, me realizimin e dy afateve të para, përfshirë edhe këtë të fundit që do të zhvillohet deri në fundjavë, do përmbushen të gjitha pritshmëritë e Universitetit të Tetovës për numrin e studentëve të rinj që ka paraparë të regjistrojë këtë vit akademik.

Zyra për informim