//Në UT u organizua punëtori për zbatimin e metodave statistikore në hulumtimet shkencore

Në UT u organizua punëtori për zbatimin e metodave statistikore në hulumtimet shkencore

2019-11-19T15:06:02+00:00 Nëntor 18, 2019|
Në Universitetin e Tetovës, më 15 dhe 16 nëntor u organizua punëtori me temë: “Zbatimi i metodave statistikore në hulumtimet shkencore”. Në këtë punëtori morën pjesë stafi akademik dhe studentë të ciklit të dytë dhe të tretë, të cilët i ndjekin studimet në Universitetin tonë.
Në këtë trajnim ku morën pjesë mbi 100 pjesëmarrës u përfshinë udhëzimet bazë për konkretizimin e hulumtimit shkencor: përzgjedhja e ekzemplarit (mostrës), mbledhja e të dhënave dhe përpunimi i tyre statistikor. Krahas sqarimeve të përdorimit të metodave statistikore në kërkimet shkencore u përdor edhe programi statistikor (SPSS) për përpunimin e të dhënave të studimit.
Punëtoria u organizua në kuadër të punimeve të Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe të Arteve.Zyra për Informim