Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të profesoreshës Flora Sela Kastrati, sot në hapësirat e Fakultetit Filozofik u promovua libri i saj: “Sociologjia e arsimit: Sfidat dhe problemet bashkëkohore”.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu, njëherit edhe mik i afërt i profesoreshës së ndjerë tha se në një-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta ata e përkujtuan atë me promovimin e këtij libri, i cili ka qenë edhe amaneti i profesoreshës.” Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të saj, e kam njohur si një studiuese dhe shkencëtare të devotshme, si një veprimtare të shquar, një atdhetare me plot kuptimin e fjalës. Profesoresha Flora do të ngelë përgjithmonë në kujtimet tona”, u shpreh dekani, Prof. Dr. Ibish Kadriu.
Ndërsa recensenti i librit, Prof. Dr. Abdylnaser Sinani, u shpreh se bëhet fjalë për një libër universitar, i cili është dedikim për studentët, sepse e ndjera e ka ligjëruar për dhjetë vjet këtë lëndë dhe ky libër është një kontribut i jashtëzakonshëm në fushën e sociologjisë. “Ky libër mund të jetë edhe një udhërrëfyes për mënyrat e shumta dhe të ndryshme si arsimimi ka kontribuar për autoritetin e individit dhe autoritetin e grupit të caktuar”, tha Prof. Dr. Abdylnaser Sinani.
Ky promovim u organizua nga klubi i sociologëve “Fehmi Agani”, i cili vepron në kuadër të programit studimor të sociologjisë, në kuadër të Fakultetit Filozofik të UT-së.
Zyra për Informim