Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit tonë, sot organizuan disa aktivitete sportive, për nder të 242-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, zonjusha Donika Kamberi tha se përmes këtyre aktiviteteve sportive edhe Universiteti i Tetovës u bashkëngjitet festimeve për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, aleatëve më besnikë të popullit shqiptar. “Parlamenti Studentor, në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike, menduan që këtë ditë ta festojnë në mënyrë të veçantë, gjegjësisht të organizojnë një lojë sportive në beach volley për nder të kësaj dite. Vlen të theksohet fakti që UT më mirë se askush tjetër i është përshtatur konceptit “bulding bridge” apo “ndërtimi i urave” në të cilin faktori ndërkombëtar është thirrur gjithmonë” tha Donika Kamberi, kryetare e Parlamentit Studentor.
Profesoresha e Fakultetit të Kulturës Fizike, Doc. Dr. Laureta Abazi, tha se në çdo përvjetor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës studentët luajnë lojëra të ndryshme, ndërsa këtë vit ata kanë përzgjedhur që të zhvillojnë disa ndeshje në beach volley. “Fakulteti i Kulturës Fizike, ashtu si vitin e kaluar edhe sivjet mori përsipër që të bëjë aktivitete sportive për Pavarësinë e Amerikës. Këto aktivitete ndër vite i kemi realizuar në terrenet e hapura të Universitetit, të cilat i kemi në dispozicion. Për dallim nga vitet e kaluara, kur kemi realizuar ndeshje në futboll të vogël dhe në basketboll, këtë vit organizuam ndeshje në beach volley” theksoi Doc. Dr. Laureta Abazi.
Në lojërat e beach volleyt morën pjesë dy ekipe të vajzave dhe dy të meshkujve, ndërsa për pjesëmarrësit në këto gara u ndanë edhe certifikata dhe trofe.