//Në UT vijon afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2021/2022

Në UT vijon afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2021/2022

2021-08-31T19:51:14+00:00 Gusht 31, 2021|

Universiteti i Tetovës vijon me sukses procesin e regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2021/2022. Falë qasjes serioze, ofertës studimore dhe përkushtimit nga ana e Universitetit tonë, interesimi i kandidatëve është i lartë. Këtë vit parashihet që në Universitetin e Tetovës të regjistrohen 3778 studentë në trembëdhjetë njësitë akademike.

Gjatë aplikimit kandidatët duhet ta plotësojnë formularin online: http://www.unite.edu.mk/apply (Regjistrimet 2021/22), me të dhënat përkatëse sipas udhëzimeve që kërkohen në konkursin për regjistrim.

Deri më tani, respektivisht në ditën e dytë , në drejtimet studimore të fakulteteve të Universitetit tonë, kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i maturantëve, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre në të ardhmen t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës.

Afati i parë do të zhvillohet deri më 3 shtator, rezultatet preliminare do të shpallen më 6 shtator, ndërsa ato përfundimtare më 7 shtator.