//Profesorët e Fakultetit Juridik, Faton Shabani, Jusuf Zejneli dhe Ebrar Ibraimi ligjëruan në Universitetin e Osijekut të Republikës së Kroacisë

Profesorët e Fakultetit Juridik, Faton Shabani, Jusuf Zejneli dhe Ebrar Ibraimi ligjëruan në Universitetin e Osijekut të Republikës së Kroacisë

2021-11-24T18:53:11+00:00 Nëntor 24, 2021|

Në kuadër të programit Erasmus Plus, profesorët nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës: Prof. Dr. Faton Shabani, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Ebrar Ibraimi, mbajtën cikël ligjëratash në Fakultetin Juridik të Universitetit të Osijekut “Josip Juraj Strossmayer” në Republikën e Kroacisë.

Ata me prezantimet e tyre u fokusuan në trajtimin e tematikave më aktuale nga sfera e së drejtës tregtare, kushtetuese dhe shkencave politike, duke këmbyer përvojat nga këto lëmenj, krahas përcaktimeve të legjislacioneve përkatëse.

Ata qëndruan në këtë fakultet nga data 15 deri më 19 nëntor 2021 dhe përveç procesit të ligjëratave, njëkohësisht realizuan edhe bashkëpunime shumë të frytshme dhe shpresëdhënëse me profesorët nga ky institucion. Nisur nga fakti se ky fakultet ka një traditë shumë të gjatë dhe të afirmuar, në veçanti të studimeve të drejtësisë, profesorët kishin mundësinë e shkëmbimit të përvojave gjatë bashkëpunimit përkatës. Duhet theksuar edhe rëndësinë e takimit që profesorët realizuan me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Prof. Dr. Milaim Fetai dhe konsullin e nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë me seli në Osijek, njëherit kryetar i Bashkësisë Kombëtare Shqiptare për Sllavoni dhe Baranje, Basri Haliti.

Besojmë se këto përvoja, praktika të reja dhe njohuri të veçanta, do të shërbejnë për avancimin e tërësishëm të procesit mësimor të Universitetit të Tetovës.