Më 5 maj, disa nga studentët dhe stafi mësimdhënës nga Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase i Fakultetit Filologjik të Universitetin e Tetovës, së bashku me dekanin e Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmanin, morën pjesë në manifestimin solemn në Institutin e Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” në Shkup, të organizuar me rastin e Ditës së Gjuhës Maqedonase.

Më 5 maj 1945 me vendim të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale u miratua alfabeti maqedonas. Studentët e vizituan edhe dhomën përkujtimore të patronit të Institutit, Kërste Misirkov.

U organizua edhe një vizitë në Panairin e Librit, ku studentët patën mundësinë të shohin ofertën e pasur të shtëpive botuese nga Maqedonia dhe të shijojnë botën e librave, të shkruar nga autorë vendas dhe të huaj.