Në Universitetin e Tetovës, sot, Qendra për Këshillime dhe Psikoterapi Cortex, realizoi një punëtori me absolventët e Programit studimor të Psikologjisë së Fakultetit Filozofik. Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie ishte njoftimi i studentëve me ecurinë e një punëtorie të “Geshtalt Terapi”. Përmes kësaj punëtorie, studentët për së afërmi patën mundësi të shihnin punën praktike të psikologut terapeut dhe të njihen me qasjen e “Geshtalt Terapisë” në përgjithësi.
Përfaqësuesja e Qendrës Cortex, Mr. Sema Halili, fillmisht sqaroi se termi “Geshtalt” është fjalë gjermane dhe në gjuhën shqipe përkthehet si: formë, model, tërësi, konfigurim, apo edhe tërësi e unifikuar ku elementet nuk mund të ndahen nga pjesët e saj dhe tërësia nuk mund të mendohet si një shumë e vetme.
Ajo, më tej gjatë prezantimit të ligjëratës kushtuar “Geshtalt Terapisë” theksoi se themeluesi i kësaj terapie është neuropsikiatri i famshëm gjerman Fritz Perls, i cili këtë terapi e ka konsideruar se është humaniste, holistike, fenomenologjike, egzistenciale dhe e orientuar drejt proceseve terapeutike.
Siç u shpreh Mr. Sema Halili nga Qendra për Këshillime dhe Psikoterapi Cortex, “Geshtalt Terapia” ka për qëllim të bëjë reintegrimin e pjesëve të personalitetit në një tërësi të re, identifikimin me pjesët e tjetërsuara të vetes, përmes ideve, emocioneve dhe sjelljes, si dhe të kihet prasysh pjekuria, rritja dhe autonomia përmes ngritjes së vetëdijes.
Në këtë punëtori, po ashtu u zhvilluan edhe disa ushtrime nga ana e studentëve bashkë me përfaqësuesit e Qendrës Cortex.

Zyra për Informim