Në kuadër të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Universitetin e Tetovës, me datë 13-14 qershor u zhvillua punëtori, me temë “Make it stick: The Science of Successful Learning”, me trajnues Prof. Dr. Jim Lofton.

Mr. Sc. Donika Kamberi, drejtuese e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, bashkë me prorektorin për shkencë, Prof. Dr. Agon Memetin, e pritën në takim miqësor profesorin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prof. Dr. Jim Lofton.

Me këtë rast, ata e falënderuan profesorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tij për Universitetin e Tetovës, përmes programit Fullbright, me ç’rast në vazhdën e këtij bashkëpunimi të frytshëm lindi edhe ideja për punëtorinë e lartpërmendur e cila u realizua në Universitetin e Tetovës.

Kjo punëtori dy ditore ishte e dedikuar për stafin akademik të Universitetit të Tetovës, të cilët në vazhdimësi përkushtohen në teknikat më të reja të mësimdhënies. Trajnuesi Prof. Dr. Jim Lofton, në këtë punëtori e theksoi rëndësinë e metodave dhe teknikave të reja që ligjëruesit duhet t’i kenë parasysh gjatë ligjërimit, që t’i mbajnë të përqendruar studentët.  Kjo punëtori do të kontribuojë shumë në përmirësimin e mësimdhënies dhe në mënyrë sa më efektive të përçohen njohuritë deri tek studentët, ku  qëllim parësor i punëtorisë ishte zbatimi i teknikave të reja. Në përfundim të punëtorisë, për pjesëmarrësit u ndanë certifikata.

Zyra për informim