Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në një takim pune zëvendësdrejtorin e Qendrës së Provimeve Shtetërore, Bunjamin Kadriu, si dhe këshilltarin për financa, Ilir Sinani.
Në takim u bisedua për mundësitë e shfrytëzimit të hapësirave të Universitetit për mbajtjen e provimeve shtetërore, si dhe për kushtet dhe kapacitetet që ofron ky institucion për realizimin e tyre në mënyrë efikase dhe profesionale.
Rektori foli edhe për zhvillimet dhe projektet aktuale në universitet, ndërsa nga ana e përfaqësuesve të Qendrës së Provimeve Shtetërore u theksua se një nga prioritetet kryesore mbetet digjitalizimi i procesit të provimeve shtetërore, me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe lehtësimit të procedurave.
Gjatë takimit në fjalë gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin institucional dhe avancimin e proceseve që lidhen me organizimin e provimeve shtetërore.





