Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 3 qershor 2024, mori pjesë në programin për Trajnimin e Dizajnuesve të Paqes që u organizua në Kampusin e UBT-së në Republikën e Kosovës nga Asociacioni Ndërkombëtar për Paqe të të Rinjve dhe Studentëve. Në këtë trajnim Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga studentët e Fakultetit Juridik të udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Safet Emruli dhe profesori i këtij fakulteti Prof. Dr. Afet Mamuti.
Pjesëmarrësve në këtë ngjarje, me fjalë përshëndetëse iu drejtua Rektori i Universiteti tonë Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Ai shprehu angazhimin e Universitetit për të nxitur një mjedis që inkurajon rritjen intelektuale dhe bashkëpunimin rajonal si segment të rëndësishëm rajonal. Ai po ashtu konfirmoi mbështetjen e tij për programin e Trajnimit të Dizajnuesve të Paqes, i cili në dy vitet e fundit është pritur me sukses në Universitetin e Tetovës dhe siç tha ai ndër të tjera, ky program përputhet me misionin e Universitetit të Tetovës dhe vizionin e tij për arsimin si një forcë lëvizëse që i fuqizon studentët për të nxitur përparimin dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në shoqëritë e tyre përkatëse.