Një delegacion i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri si dhe Prorektorin për Financa, Prof. Dr. Faton Shabani u pritën në një takim miqësor nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, Prorektorja për Ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, Prof. Dr. Arta Basha-Jakupi si dhe Prorektorja për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, Prof. Asoc. Dr. Pranvera Breznica-Selmani
Gjatë këtij takimi u diskutua për rritjen e bashkëpunimit në fushën e projekteve të përbashkëta në mes këtyre dy institucioneve, në aspekt të shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, si dhe hulumtimeve shkencore. Po ashtu, si pikë diskutimi ishte edhe mundësia e riaktivizimit dhe vijimi i procedurave për krijimin e Asociacioneve të Universiteteve Shqiptare.
Rëndësi e posaçme gjatë këtij takimi ju dha edhe mbështetjes së vazhdueshme që Universiteti i Prishtinës i ka ofruar Universitetit të Tetovës ndër vite.