Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, sot në kabinetin e tij e priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Norvegji, ekselencën e tij Driton Kuçi.
Fillimisht, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ambasadorin Driton Kuçi e njoftoi me zhvillimet aktuale në universitetin tonë, si dhe me agjendën e aktiviteteve që janë paraparë të realizohen gjatë semestrit dimëror në universitetin tonë.
Ndërsa ambasadori Driton Kuçi e uroi Rektorin Prof. Dr. Jusuf Zejneli për zgjedhjen e tij Rektor i Universitetit të Tetovës. Ai tha se, kjo është një dëshmi se tanimë Universiteti i Tetovës, kuadrot e veta i ka të emëruar në instancat më të larta shtetërore duke menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme me ato.
Në këtë takim u diskutua për shumë tema që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, bashkëpunimin ndërkombëtar, mundësitë për vendosjen e kontakteve mes Universitetit të Tetovës me universitete nga vendet skandinave, me theks të veçantë ato të Norvegjisë si dhe promovimin e institucioneve tona e në veçanti të Universitetit të Tetovës tek institucionet norvegjeze.
Zyra për informim