Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e ka pritur sot në kabinetin e tij profesorin James Pettiferin, historianin dhe opinionistin e njohur britanik. Në fokus të takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të UT-së me këtë personalitet me renome ndërkombëtare dhe njohësin e specializuar të çështjeve të Ballkanit. Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu mirënjohjen e tij për kontributin thelbësor që ka dhenë profesori Pettifer, si në lëmin e botimeve me ndikim ndërkombëtar, ndihmën dhe përvojën në zgjidhjen e konflikteve në rajon, por edhe realizimin e ligjëratave dhe takimeve me studentët e Universitetit të Tetovës.
Profesor James Pettifer konfirmoi gatishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me institucionin tonë, i cili sipas tij tashmë ka arritur të rreshtohet përkrah universiteteve prestigjioze.
Në takimin e sotëm u theksua nevoja dhe rëndësia e përkthimit në gjuhën shqipe të veprave të James Pettiferit, si literaturë tejet e rëndësishme për t’u njohur me fakte historike dhe publikime me tematikë që pasqyrojnë zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.
Zyra për informim