Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti (19. 5. 2021), i priti në një takim sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z. Valmir Aziri, dhe sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, z. Selatin Beluli.

Rektori i Universitetit të Tetovës, fillimisht i njoftoi mysafirët me zhvillimet e fundit në Universitetin tonë, si dhe aktivitetet të cilat janë realizuar edhe gjatë kohës së pandemisë globale Covid-19 duke respektuar të gjitha protokollet e autoriteteve shëndetësore. Ai tha se stafi akademik dhe administrativ i Universitetit tonë janë përkujdesur për realizimin e konferencave shkencore dhe seminareve përmes versionit online, si dhe janë nënshkruar edhe disa memorandume bashkëpunimi me institucione të ndryshme nga vendi dhe me disa universitete evropiane dhe amerikane.

Dy sekretarët shtetërorë, z. Valmir Aziri dhe z. Selatin Beluli, shprehën gatishmërinë e tyre që në të ardhmen edhe më shumë të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim realizimin e shumë projekteve të përbashkëta mes Universitetit të Tetovës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Kulturës.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në emër të tij dhe të UT-së i falënderoi mysafirët për vizitën e tyre dhe gatishmërinë që treguan për të bashkorganizuar aktivitete të përbashkëta me Universitetin tonë.