Bazuar në nenet 148, 149 dhe 150 të Ligjit për kujdesin shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 43/’12, 145/’12, 87/’13, 164/’13, 39/’14, 43/’14, 132/’14, 188/’14,15/’10, 61/’15, 154/’15, 192/’15, 17/’16, 37/’16, 20/’19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/’19, 153/’19, 180/’19, 275/’19, 77/’21, 122’/21, 178/’21 dhe 150/’22), nenet 2, 4 dhe 5 të Rregullores për specializimet dhe subspecializimet e punëtorëve shëndetësorë dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor me arsim të lartë në fushën e mjekësisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 120/’20 dhe 144/’21), Programin për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik sipas rrjetit të institucioneve shëndetësore (2023-2026) të publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr.163/’23), Programin për ndryshim dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore (2023-2026) publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së”, nr.254/’23) dhe Programin për ndryshim dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore (2023-2026) publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr.28/25), Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës, më datë 05.9.2026 nxjerr:
Shpallje publike
për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim/miratim të specializimeve të profesionistëve shëndetësorë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë për vitin 2026
Për punonjësit shëndetësorë, gjegjësisht bashkëpunëtorët shëndetësorë të punësuar në institucione private, personat e tjerë juridikë dhe të papunët:
|
Nr. |
Specializimi |
|
| 1. | Kirurgji urologjike | 2 |
| 2. | Mjekësi interne | 5 |
| 3. | Psikiatri | 3 |
| 4. | Gjinekologji dhe akusheri | 7 |
| 5. | Kirurgji e përgjithshme | 6 |
| 6. | Pediatri | 2 |
| 7. | Mjekësi familjare | 14 |
Kërkesa për miratimin e specializimeve së bashku me dokumentacionin e plotë duhet të dorëzohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për kujdes shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 43/12, 145/12, 87/13, 164/13, 39/14, 43/14, 132/14, 188/14, 10/15, 61/15, 154/15, 192/15, 17/ 16, 37/16, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.101/19, 153/19, 180/19, 275/19, 77/21, 122/21, 178/21, 150/22 236/22, 199/23, 263/23, 30/2, 74/24 dhe 170/24 ), Rregulloren për specializimet dhe subspecializimet e punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.120/20 dhe 144/21) në arkivin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, rr. 29 Nëntor, 1200, Tetovë.
*Dokumentet për regjistrimin e kandidatëve në specializim të punësuar në ISHP dhe persona të tjerë juridikë:
- Kopje e certifikatës së notave për kryerjen e ciklit të parë, e vërtetuar nga noteri;
- Kopje e diplomës për kryerjen e ciklit të parë, e vërtetuar nga noteri (ose vërtetim që dëshmon se dokumenti është në fazën e lëshimit nga institucioni përkatës);
- Kopje e certifikatës së dhënies së provimit profesional të vërtetuar nga noteri;
- Kopje e licencës për punë nga Dhoma e Mjekëve (ose vërtetim që dëshmon se dokumenti është në fazën e lëshimit nga institucioni përkatës) e noterizuar;
- Punonjësit shëndetësorë me arsim të lartë që kanë marrë për herë të parë licencën e punës nga data 22.05.2019 e në vazhdim, duhet të dorëzojnë edhe dokumentet si në vijim:
Vërtetim për kryerjen e punës praktike prej së paku gjashtë muajsh në kujdesin primar shëndetësor në shtëpinë e shëndetit sipas programit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kopjen e lidhjes së Kontratës në vepër me shtëpinë e shëndetit si dëshmi për kryerjen e punës praktike të kandidatit në pajtim me Programin e Ministrisë së Shëndetësisë (neni 141 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore); ose
Formulari M1/M2 me të cilin kandidati dëshmon se në ditën e shpalljes publike për regjistrimin e kandidatëve në specializim nga institucioni i arsimit të lartë që e realizon specializimin, është i/e punësuar në institucion shëndetësor ose një person tjetër juridik që ushtron veprimtari shëndetësore dhe ka të paktën gjashtë muaj përvojë pune në profesionin si punonjës shëndetësor me arsim të lartë ose ka përvojë pune në institucion shëndetësor më shumë se gjashtë muaj si punonjës shëndetësor me arsim të lartë, që e vërteton me paraqitjen e një dokumenti (certifikatë, marrëveshje, si vullnetar, etj.) (neni 141 paragrafi 3 i Ligjit për kujdesin shëndetësor);
- Fotokopje e formularit M1/M2;
- Letër referimi për kandidatin që dërgohet në specializim nga institucioni publik/privat ose person tjetër juridik në formë origjinale;
- Kërkesë për aplikim (kërkesa mund të merret në administratën e fakultetit).
*Dokumentet për regjistrimin e kandidatëve në specializim për personat e papunë:
- Kopje e certifikatës se notave për kryerjen e ciklit të parë të studimeve, e vërtetuar nga noteri;
- Kopje e diplomës për kryerjen e ciklit të parë të studimeve, e vërtetuar nga noteri (ose vërtetim që dëshmon se dokumenti është në fazën e lëshimit nga institucioni përkatës);
- Kopje e certifikatës për dhënien e provimit profesional, e vërtetuar nga noteri;
- Certifikatë nga libri amzë i të lindurve dhe certifikatë shtetësie;
- Kopje e licencës së punës nga Dhoma e Mjekëve (ose vërtetim që dëshmon se dokumenti është në fazën e lëshimit nga institucioni përkatës) e noterizuar;
- Punonjësit shëndetësorë me arsim të lartë që kanë marrë për herë të parë licencën e punës nga data 22.05.2019 e në vazhdim, duhet të dorëzojnë edhe dokumentet si në vijim:
Vërtetim për kryerjen e punës praktike prej së paku gjashtë muajsh në kujdesin primar shëndetësor në shtëpinë e shëndetit sipas Programit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kopjen e lidhjes së Kontratës në vepër me shtëpinë e shëndetit si dëshmi për kryerjen e punës praktike të kandidatit në pajtim me Programin e Ministrisë së Shëndetësisë (neni 141 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore); ose
Formulari M1/M2 me të cilin kandidati dëshmon se në ditën e shpalljes publike për regjistrimin e kandidatëve në specializim nga institucioni i arsimit të lartë që e realizon specializimin, është i/e punësuar në institucion shëndetësor ose në person tjetër juridik që ushtron veprimtari shëndetësore dhe ka të paktën gjashtë muaj përvojë pune në profesionin si punonjës shëndetësor me arsim të lartë ose ka përvojë pune në institucion shëndetësor më shumë se gjashtë muaj si punonjës shëndetësor me arsim të lartë, që e vërteton me paraqitjen e një dokumenti (certifikatë, marrëveshje, si vullnetar, etj.) (neni 141 paragrafi 3 i Ligjit për kujdesin shëndetësor);
- Vërtetim nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë se kandidati nuk është i punësuar;
- Kërkesë për aplikim (kërkesa mund të merret në administratën e fakultetit).
Universiteti i Tetovës
Fakulteti i Shkencave Mjekësore