Studentët e Universitetit të Tetovës iu bashkuan nismës së “Parkut Kombëtar Mali Sharr” për pastrimin e disa terreneve në këtë zonë. Studentët e Universitetit tonë, nën udhëheqjen e Dekanes së Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Shpresa Memishi dhe Dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, më 8 maj 2023, morën pjesë në aksionin për pastrimin e rrugës nga Kodra e Diellit e deri në fshatin Gajre.
Nën moton “Të shoqëruar jemi më të fortë”, studentët tonë së bashku me Drejtorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, Mr. Ibrahim Dehari dhe të punësuarit e tjerë në këtë institucion, si dhe përfaqësues të ELEM TURS dhe NPK “Tetova” arritën që të grumbullojnë rreth 170 thasë me mbeturina.
Ata apeluan deri te të gjithë qytetarët dhe banorët e zonave përreth që të kujdesen për rruajtjen e mjedisit jetësor, sepse e ardhmja e globit do të zhvillohet vetëm përmes projekteve që e ruajnë florën dhe faunën.