Në kuadër të projektit Avancimi i kohezionit social në Republikën e Maqedonisë, sot në Universitetin e Tetovës u mbajt trajnimi i radhës me studentët e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit tonë dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Arsimore nga Universiteti Goce Dellçev i Shtipit. Ky projekt mbështetet nga USAID-i në Maqedoni dhe implementohet nga Search for Common Ground, organizatë ndërkombëtare me seli në Washington DC.
Menaxheri i këtij projekti, z. Pajtim Saiti, tha se ky trajnim realizohet në kuadër të komponentit të parë të projektit. Në aspektin edukativ, në mes tjerash, parashihet që të realizohen trajnime për edukatorët dhe përkëdhelëset në çerdhe dhe për prindërit e fëmijëve që ndjekin çerdhen. Po ashtu për mësimdhënës të klasave të ulëta në shkollat fillore, studentë të fakulteteve publike, gjegjësisht studentë të fakulteteve pedagogjike nga pesë universitetet publike në Republikën e Maqedonisë dhe përfundon me trajnim të këshilltarëve dhe inspektorëve nga byroja për zhvillim të arsimit dhe inspektoratit shtetëror të arsimit. Trajnimi me studentët është paraparë që të realizohet në tre cikle. Ky është cikli i dytë i trajnimit dhe në këtë cikël të trajnimeve i afrojmë studentët nga fakultete të ndryshme, në rastin konkret sot mysafirë në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Pedagogjik, janë studentët e Universitetit Goce Dellçev nga Shtipi, pra studentët e Fakultetit të Shkencave Arsimore të këtij Universiteti” – u shpreh Pajtim Saiti.
Realizimin e këtij projekti e përshëndeti dekani i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Fadbi Osmani. Ai tha se trajnimet e këtilla do të jenë një ndihmesë e madhe për studentët tanë, të cilët do të përfitojnë njohuri të shumta mbi atë se si duhet në të ardhmen të ushtrojnë profesionet e tyre, qoftë si edukatorë, mësues, pedagogë e kështu me radhë.
Ndërsa prodekania e Fakultetit të Shkencave Arsimore të Universitetit “Goce Dellçev nga Shtipi, Prof. Dr. Despina Sivevska, potencoi se këto njohuri janë shumë të dobishme për studentët pasi që u përgjigjen sfidave të një shoqërie, pasi që përmes këtyre projekteve studentët tanë do të përgatiten në mënyrë profesionale mbi atë se si të punojnë nesër me nxënësit, fëmijët etj.
Pas përfundimit të trajnimeve studentët përveçse do të pajisen me njohuri të reja, ata do të pajisen edhe me certifikata për pjesëmarrje në trajnim. Sipas realizatorëve të këtij projekti, qëllimi është që përmes këtyre trajnimeve studentët nga universitetet publike të vendit të afrohen sa më shumë mes veti, duke e ditur se ndonëse Tetova dhe Shtipi janë dy qytete gjeografikisht të largëta, por përmes këtyre bashkëpunimeve studentët do të kenë mundësinë të njihen dhe të vazhdojnë bashkëpunimin edhe përkundër largësisë gjeografike.