Studentët e vitit të tretë të programit studimor të Kriminalistikës të Fakultetit Juridik dhe studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Kulturës Fizike e përfunduan me sukses praktikën e skijimit në qendrën turistike Kodra e Diellit, në kuadër të lëndës Edukimi Fizik – Special.
Ligjëruesja e lëndës, Doc. Dr. Shpresa Memishi, tha se këto trajnime studentët i ndjekin në dy grupe me qëllim njohjen e teknikave të skijimit, sepse skijimi si sport është shumë i rëndësishëm, si për studentët e programit studimor të Kriminalistikës, ashtu edhe për studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike. “Fillimisht praktikën për t’u njohur me teknikat e skijimit e kemi realizuar me studentët e programit studimor Kriminalistikë të Fakultetit Juridik dhe pas mbarimit me ta kanë filluar studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike. Praktika e skijimit dhe njohja e teknikave të skijimit është shumë me rëndësi për këta studentë dhe ne bëjmë përpjekje që të gjitha gjeneratat e studentëve në lëndën Edukimi Fizik – Special V, përveç pjesës teorike, t’i avancojmë sa më shumë edhe në praktikë me sportin e skijimit. Ata janë njohur në mënyrë profesionale me teknikat e skijimit, duke treguar performanca të shkëlqyera në këtë sport, sepse, siç dihet, skijimi është një sport i vështirë dhe si çdo sport tjetër ka specifikat e veta”- u shpreh Doc. Dr. Shpresa Memishi.
Tani më vite me radhë, studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të vitit të tretë dhe studentët e programit studimor Kriminalistikë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës e ndjekin praktikën në skijim, e cila zgjat plotë dhjetë ditë në qendrën turistike dimërore Kodra e Diellit në Tetovë.
Zyra për Informim