Studentët e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, ditë më parë realizuan vizita studimore në disa institucione kulturore dhe arsimore në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Shkëmbimi i përvojave midis studentëve dhe profesorëve në lidhje me institucionet arsimore, objektet dhe monumentet kulturore, si dhe njohja me historinë kombëtare të zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe ishte qëllimi i këtyre vizitave.
Rëndësi e veçantë iu kushtua njohjes së Shkollës Normale të Elbasanit dhe rolit të saj në përgatitjen e kuadrit arsimor, si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe, e hapur më 1 dhjetor të vitit 1909, me drejtorin e parë Luigj Gurakuqi. Përveç kësaj, studentët patën mundësi ta shohin për së afërmi edhe muzeun e kësaj shkolle, të përbërë prej një fondi me mbi 5000 dokumente origjinale e fotokopje, rreth 500 portrete normalistësh, dhjetëra dosje dokumentesh, albume fotografish, relike të shumëllojshme, botime të ndryshme, revista, regjistra, protokolle të këshillit pedagogjik dhe kujtime të ish – normalistëve.
Pas kësaj, studentët u njohën edhe me historinë 2000 vjeçare të Kalasë së Elbasanit. Kjo zgjoi kureshtjen e studentëve, se si nga një ndërtim romak në shekullin e IV, për strehimin e një legjioni, më vonë është shkatërruar nga luftërat barbare në shekullin IV-V dhe përsëri është rindërtuar mbi themelet e vjetra të saj nga dora e perandorit bizantin me origjinë dardane -Justinianit.
Studentët shfaqën interesim të jashtëzakonshëm edhe për historikun e qytetit të vjetër të Beratit që zyrtarisht është shpallur si qytet muze, në vitin 1961. Për nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve, ky qytet ndahet në tri zona: muze, e mbrojtur dhe zona e lirë. Qyteti i Beratit posedon pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe vlera të larmishme për nga gjinitë, që përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi.
Në Republikën e Kosovës, studentët vizituan Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në vete mishëron një vlerë të veçantë kulturore – historike për shqiptarët e të gjitha krahinave, me eksponate të ndryshme të cilat tregojnë historinë e zhvillimit të ngjarjeve politike gjatë periudhës 1878 – 1881.
Zyra për Informim