//Studenti i UT-së, Gadaf Memedi, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në programin Erasmus +

Studenti i UT-së, Gadaf Memedi, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në programin Erasmus +

2019-10-01T10:53:42+00:00 Tetor 01, 2019|
Studenti Gadaf Memedi nga programi studimor Gjuhë dhe letërsi gjermane, i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të programit Erasmus + për dy semestra do t’i ndjek studimet në Philipps-Universitat Marburg, të Gjermanisë.

Studenti i Universitetit tonë, Gadaf Memedi është studenti i parë me aftësi ndryshe nga Maqedonia e Veriut që merr pjesë në një shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus +.

Para nisjes për në Marburg të Gjermanisë, studentit Gadaf Memedi u shpreh mjaft i kënaqur që për dy semestra do t’i ndjek studimet në Universitetin e Marburgut. “Është një kënaqësi e veçantë për mua që këtë vit akademik do t’i ndjeki studimet në një universitet të jashtëm. Kjo është diçka e shkëlqyeshme dhe për mua do të jetë një eksperiencë e re, me shumë mundësi për t’u njohur me vende të reja, njerëz të ri, kultura të reja dhe njëkohësisht, përveç studimeve do të kem mundësinë që ta prezantoj edhe Universitetin e Tetovës dhe vendin tonë para të tjerëve”, u shpreh Gadaf Memeti.

Koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, Shpresa Ademi theksoi se këtë semestër Universiteti i Tetovës, në kuadër të programeve për mobilitet të studentëve, ka dërguar për studime jashtë vendit gjithsej 22 studentë nga fakultete të ndryshme të universitetit tonë në universitete të ndryshme të botës.

Zyra për Informim