Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi e pritën në një takim miqësor Rektorin e International Balkan University (IBU), Prof. Dr. Lutfi Sunar, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësrektorët Prof. Dr. Snezana Bilic dhe Prof. Dr. Mevludin Ibish.

Qëllimi i takimit ishte njohja me aktivitetet e të dy institucioneve të arsimit sipëror për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen. Diskutimet u fokusuan në potencialet e shkëmbimit të njohurive dhe organizimin e projekteve të përbashkëta arsimore, shkencore e kulturore. Në mënyrë të veçantë, u diskutua rreth mundësive për të nënshkruar një memorandum, ku përfshihen bashkëpunime në sferën e programeve të doktoraturës dhe Erasmus+, organizimin e kongreseve, simpoziumeve, dhe inkuadrimin e stafit në revistat me impakt faktor. Në këtë drejtim, të dy rektorët e institucioneve, u dakorduan që të merren iniciativa konkrete për të konsoliduar lidhjet mes universiteteve dhe për të arritur qëllimet e përbashkëta drejt zhvillimit, dijes dhe inovacionit.