Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior, sot në mënyrë solemne promovuan hapjen e programit të përbashkët studimor për Adminstrim biznesi, i akredituar nga Këshilli për Akreditim i Maqedonisë. Promovimi i këtij programi studimor u bë në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ambasarorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, z. Jess Baily, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si dhe të përfaqësuesve të tjerë nga të dy universitetet.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti theksoi se programi i ri studimor për Administrim biznesi, në studimet e ciklit të dytë, i akredituar nga Këshilli për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, është i vetmi i këtij lloji, jo vetëm në rajonin e Evropës Juglindore, por edhe më gjerë, dhe ka për qëllim që studentët të pajisen me njohuri të thelluara në lëmin përkatës dhe i parapërgatit ata të bëhen menaxherë të suksesshëm, për të drejtuar sipërmarrje, kompani të ndryshme që operojnë në tregun global të punës.
“Studentët që do të arrijnë me sukses t’i përfundojnë studimet në këtë program të ri do të pajisen me diplomë të përbashkët, e cila do të bart emblemat dhe vulat e të dy universiteteve dhe do të fitojnë thirrjen magjistër në shkencat ekonomike nga lëmi i administrimit të biznesit. Promovimi, apo hapja e këtij programi studimor, së bashku me njërin nga universitetet më prestigjioze amerikane është mirënjohje për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të universitetit tonë, por njëkohësisht paraqet një sfidë dhe përgjegjësi të madhe për institucionin tonë, për faktin se për partneritetin e këtij lloji, nga shumë universitete evropiane është përzgjedhur pikërisht Universiteti i Tetovës. Me këtë përparësi edhe njëherë e dëshmojmë se Universiteti i Tetovës po përfshihet në skenën akademike ndërkombëtare, duke u shndërruar në një partner serioz i shumë projekteve arsimore dhe shkencore. Në cilësinë e rektorit, partnerët tanë amerikanë i sigurojë se do të punojmë pareshtur që programi i Administrim biznesit të ketë sukses, të tërheqë vëmendjen e të rinjve tanë dhe në periudhën e ardhshme pesëvjeçare, aq sa është i akredituar, përmes kuadrove cilësorë ta ndihmojmë komunitetin e biznesit, të kontribuojmë në eliminimin e barrierave që e sfidojnë këtë sektor të rëndësishëm për shoqërinë”, tha Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Doc. Dr. Arbër Ademi tha se Universiteti i Tetovës, pas një historie me shumë peripeci mbi 20 vjeçare, sot po e promovon një program studimor me të cilin dëshmon se është i përkushtuar si institucion i arsimit të lartë, për të dhënë kontribut të çmueshëm në ngritjen e cilësisë në arsim në përgjithësi dhe në arsimin e lartë në veçanti, në Republikën e Maqedonisë. “Sigurisht se ky universitet ka një staf tejet të mirë menaxhues, ka një staf tejet të mirë profesional, hulumtues – shkencor, një staf administrativ të shkëlqyeshëm, të cilët u përgjigjen në mënyrë të shkëlqyeshme të gjitha sfidave me të cilat përballet çdo institucion i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë. Sigurisht se ky institucion ekziston, funksionon dhe zhvillon veprimtarinë e vet për shkak të studentëve dhe studentët, pra qytetarët e këtij vendi janë përcaktuar për këtë universitet, duke e pasur parasysh cilësinë që e ofron, ndërsa sot jam më se i kënaqur se studentëve të këtij universiteti, por jo vetëm të këtij universiteti, studentëve të universiteteve publike e private në Republikën e Maqedonisë po ju ofrohet edhe një opsion, ai është programi i ri në ciklin e dytë të studimeve së bashku me partnerët tanë amerikanë, së bashku me një nga universitetet prestigjioz në nivel botëror, duke ofruar këtë program, në fakt ofrohet një program i cili ndikon edhe në ngritjen e cilësisë, pro ndikon edhe në krijimin e kuadrove që do t’u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të tregut të punës”, deklaroi Doc. Dr. Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë.
Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, z. Jess Baily tha se Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior nga Çikago e SHBA-ve ofrojnë mundësinë e parë në Maqedoni që studentët të marrin një diplomë masteri nga një universitet amerikan, duke i ndjekur studimet në Maqedoni. “Është nderi im të jem këtu që të bëjmë promovimin e këtij programi në Universitetin e Tetovës. Arsimi dhe biznesi janë dy mënyrat më të mira për të ndërtuar ura në mes shteteve, pra me këtë program të bërbashkët do t’i bëjmë të dyja, do të edukojmë gjeneratat e reja të Maqedonisë si liderë të biznesit dhe të ju sigurojmë atyre një perspektivë amerikane, praktikë si dhe përvojë amerikane. Pra, urime për Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Ilinoisit Verior për këtë arritje. Ky program është mundësia e parë në Maqedoni që të arrihet një diplomë masteri nga një universitet amerikan duke studiuar këtu në Maqedoni. Pra, ky është një hap përpara për t’i afruar këto dy shtete. Në fakt, ky program i ri është rezultat i bashkpunimit mes dy universiteteve, në nivel të stafit akademik, të studentëve, për të vizituar dhe për të bashkëpunuar në lëmi të ndryshme, siç kemi pasur edhe konferenca të shumta dhe tash është radha në lëminë e biznesit”, theksoi ambasadori i SHBA-ve në Shkup, z. Jess Baily.
Dekani i Fakultetit të Administrim biznesit të Universitetit të Ilinoisit Verior, Prof. Dr. Raxhagopalan Ballazhi tha se me këtë program studimor dy institucionet tona në veprimtarinë e tyre shënojnë një moment të rëndësishëm, duke dëshmuar se jemi të përkushtuar të bashkëpunojnë për avancimin dhe prosperitetin e qytetarëve të vendeve tona. “Dua të falënderoj ambasadorin Jess Baily, rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, për mbështetjen që na japin në këtë partneritet. Universiteti i Tetovës dhe udhëheqësia e këtij universiteti, me rektor Vullnet Ametin dhe profesor Arbër Çelikun, me këto hapa që po bëjnë, tregojnë se janë të përkushtuar në ndërtimin e të ardhmes së Maqedonisë. Vizioni i tyre dhe angazhimi për të promovuar paqen dhe prosperitetin e arsimit do të ndihmojë të gjitha gjeneratat e ardhshme. Universiteti i Tetovës dhe lidershipi i saj janë partnerët tonë strategjikë në Ballkan, dhe ne në Universitetin e Ilinoisit Verior besojmë se me Universiteitn tuaj do të krijojmë edhe platforma të tjera të përbashkëta që do të kenë ndikim në zhvillimin e shoqërisë, me fokus për të zgjedhur problemet politike në Ballkan, duke krijuar koekzistencë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme në rajon nëpërmjet Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor. Ne, sot jemi këtu për të inicuar një program të përbashkët studimor të ciklit të dytë dhe ky do të jetë një sukses fenomenal për të dy institucionet tona. Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior ndajnë të njëjtat vlera dhe të njëjtin nivel të rëndësisë për mësimnxënien në përmirësim të cilësisë”, u shpreh Prof. Dr. Raxhagopalan Ballazhi .
Në këtë ngjarje, Rektori i Universiteti të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në emër të tij dhe të Universitetit, të stafit akademik dhe të studentëve, i shprehi mirënjohje të thellë Qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës së tyre në Shkup, që përmes angazhimit të profesorëve eminentë në kuadër të programit Fullbright, çdo vit akademik kontribuojnë për mbarëvajtjen e procesit edukativ – arsimor në Universitetin tonë. Po ashtu, ai falënderoi edhe drejtuesit e Universitetit të Ilinoisit Verior për gatishmërinë e tyre për bashkëpunuar me Universitetin e Tetovës në projekte të ndryshme arsimore.
Zyra për Informim