Universum International College ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për iniciativën globale “𝟏𝟎𝟎 𝐌𝐢𝐥𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐋𝐞𝐚𝐫𝐧𝐞𝐫𝐬 𝐆𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥 𝐈𝐧𝐢𝐭𝐢𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞”, Thunderbird School of Global Management, pjesë e së cilës është edhe Universiteti i Tetovës.

Ky memorandum historik për arsimin e lartë, u nënshkrua nga rektorët e 11 institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në prezencën virtuale të dekanit të “Thunderbird School of Global Management” Dr. Khagram. Me nënshkrimin e këtij bashkëpunimi universitetet do t’u mundësojnë studentëve të ndjekin lëndë apo module të klasit botëror me 𝐸𝐶𝑇𝑆 të njohura plotësisht nga Thunderbird School of Global Management e ranguar si shkolla numër 1 në botë për 𝑀𝑎𝑠𝑡𝑒𝑟 𝑛𝑒̈ 𝐺𝑙𝑜𝑏𝑎𝑙 𝑀𝑎𝑛𝑎𝑔𝑒𝑚𝑒𝑛𝑡 dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i ranguar si Universiteti numër 1 në SHBA për inovacion.

Thunderbird School of Global Management, përmes partneritetit strategjik me UNI0 Universum International College synon të ofrojë arsim online falas për 140.000 studentë në gjithë rajonin e Ballkanit, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.