Në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë mësimore – shkencore, forcimit të lirisë akademike, transparencës institucionale, artikulimit të të gjitha nevojave, kërkesave dhe shqetësimeve të ndryshme, Universiteti i Tetovës, sot e publikoi platformën online studentore “Kujdesi për ty”. (https://kujdesiperty.unite-services.com)
Platforma është zyrtarizuar në përputhje me kodeksin etik të Universitetit të Tetovës si dhe Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve në Republikën e Maqedonisë.
Drejtuesit e Universitetit të Tetovës thonë se përmes funksionalizimit të platformës “Kujdesi për ty” kemi për qëllim sigurimin dhe ruajtjen e mirëqenies së procesit mësimor-shkencor, mbrojtjen e të gjithë të përfshirëve në veprimtarinë e Universitetit (studentëve, stafit akademik, stafit administrativ dhe teknik) si dhe sigurimin dhe avancimin e cilësisë në Universitet, duke ofruar mundësi për paraqitjen e dukurive problematike, të cilat mund të jenë hetuar në mjedisin e Universitetit ose janë në lidhshmëri me aktivitetet që realizohen në Universitet.
“Kujdesi për ty” do të trajtojë vetëm çështjet që lidhen me studentët, stafin akademik, stafin administrativ dhe stafin teknik të Universitetit të Tetovës.
Udhëheqësia e Universitetit është përkushtuar në forcimin e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, i ka shërbyer dhe do t’i shërbejë vazhdimisht interesit studentor, edukimit të tyre dhe përparimit shoqëror.