//Urime festën e Fitër Bajramit

Urime festën e Fitër Bajramit

2021-05-12T23:22:59+00:00 Maj 12, 2021|

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Në emër të Universitetit të Tetovës, më lejoni që nga zemra t’jua uroj festën e Fitër Bajramit, me shpresë se Zoti do ta pranojë agjërimin Tuaj dhe do t’jua shpërblejë të gjithëve me begati, mirëqenie dhe harmoni familjare.

Le të besojmë se, kjo ditë e shënuar do të na frymëzojë për forcimin e besimit, respektit ndaj shoqërisë, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane.

Kjo festë, të gjithë besimtarët e fesë islame i afron pranë njëri-tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve.

Urime Fitër Bajrami për të gjithë Ju!

Rektori

Prof. Dr. Vullnet Ameti