//UT bashkorganizator i Konferencës Shkencore për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ekonomi, Menaxhment, Drejtësi dhe Teknologji

UT bashkorganizator i Konferencës Shkencore për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ekonomi, Menaxhment, Drejtësi dhe Teknologji

2019-10-28T16:43:37+00:00 Tetor 28, 2019|
Më 24 – 25 tetor 2019, në Klaipeda të Lituanisë u mbajt Konferenca e 13-të Shkencore Metodike-Praktike Ndërkombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ekonomi, Menaxhment, Drejtësi dhe Mundësitë e Teknologjisë, të vitit 2019.
Kjo konferencë u organizua nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Lituani në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës nga Maqedonia e Veriut, Universitetin “Szent Istvan Godollollo” – Hungari, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Lituani, Warszawska Szkola Zarzadzania – Szkola Wyzsza, Poloni dhe Universiteti Bankar në Ukrainë.
Në këtë konferencë, profesorët e Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Agon Memeti dhe Doc. Dr. Faton Shabani e prezantuan punimin e tyre shkencor, me temë: “Azhurnimi i kursit të këmbimit valutor bazuar në SOA”.
Përveç pjesëmarrjes në këtë konferencë, profesorët Doc. Dr. Agon Memeti dhe Doc. Dr. Faton Shabani, më 25 tetor 2019, morën pjesë edhe në manifestimin e 25-vjetorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Klaipedës nga Lituana.

Zyra për Informim