Rektori i Univeritetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Arteve Prof. Ord. Senad Abduli, i pritën në një takim profesorët e programit Fullbright, David Bullman dhe Trevor Hamilton si dhe vullnetarin e Peace Corps, Dan Robish.
Gjatë këtj takimi, Rektori i falënderoi profesorët për kontributin e tyre që japin në Universitetin e Tetovës duke shtuar se ky institucion do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunime të ngjashme. Profesorët e programit Fulbright dhe vullnetari i Peace Corps, u shprehën mirënjohës për qëndrimin e tyre në Universitetin e Tetovës dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që e zhvillojnë me drejtuesit e Universitetit, profesorët dhe studentët.
Në përmbyllje të këtij takimi, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli ndau mirënjohje për profesorët e programit Fulbright, z. Trevor Hamilton z. David Bullman dhe z. Dan Robish për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të UT-së dhe trajnimin e stafit akademik.
Ndër të tjera, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se profesionalizmi, përvoja dhe dedikimi i tyre e kanë avancuar në mënyrë të dukshme kapacitetin dhe efektivitetin e veprimtarisë arsimore-shkencore.