Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, e shënuan 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për nderë të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, në ambientet sportive të Universitetit të Tetovës, studentët e kulturës fizike zhvilluan një ndeshje në beach volley.Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri tha se studentët e Universitetit të Tetovës me shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shprehin falënderimet e tyre ndaj popullit amerikan për mbështetjen e tyre të parezervë që i kanë dhënë popullit shqiptar. Siç tha ai, populli ynë është një nga popujt më me fat në Ballkan, pasi që për partner e ka popullin më të civilizuar dhe më të zhvilluar në botë, popullin amerikan.Në ndeshjen e beach volley që u zhvillua, të pranishëm ishin edhe Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili, Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, profesorë dhe studentë.

Për studentët pjesëmarrës në këtë ndeshje, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovë, studentëve Hamza Veseli, Besar Ferati, Martina Isajloska dhe Maja Magdenoska u ndau certifikata për pjesëmarrje në beach volley.
Zyra për Informim