Studentët e vitit të tretë të programit studimor Financa dhe kontabilitet, më 19 dhjetor 2019 realizuan vizitë studimore në Bankën Qendrore të vendit tonë. Studentët në këtë vizitë u përfaqësuan nga Mr. Sc. Vjollca Hasani Limani, asistente e lëndës Bankat dhe punët bankare.
Sipas saj, qëllimi i vizitës ishte njohja e studentëve me aktivitetet, funksionet, politikat dhe projeksionet që i zhvillon Banka Qendrore e RMV-së në funksion të mbajtjes së stabilitetit makroekonomik të vendit, me theks të veçantë në stabilitetin e çmimeve, normave të interesit, kursit valutor dhe të inflacionit.
“Tema bazë që u shqyrtua ishte “Politika monetare e Bankës Popullore të RMV-së dhe treguesit e fundit makroekonomikë”, e udhëhequr nga Dr. Rilind Kabashi, drejtor i Departamentit për hulumtime. Në kuadër të vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me përfaqësues të udhëheqjes së Bankës Qendrore, si dhe të vizitojnë Muzeun historik të Bankës Qendrore, ku u njohën me guvernatorët ndër vite të kësaj banke. Nga arkeologët e angazhuar në Bankën Qendrore, studentët përfituan informacione të dorës së parë, mbi historinë e zhvillimit të parasë dhe evoluimin e formave të transaksioneve financiare në territorin e Maqedonisë, duke filluar nga antikiteti e deri në kohën e sotme. Gjatë vizitës nëpër muze, studentët nga afër shikuan ekspozitat e formave të parave, të bronzit, argjendit, arit dhe letrës, që janë përdorur në Maqedoni gjatë të gjitha kohërave”, theksoi Mr. Sc. Vjollca Hasani Limani.
Vizita të ngjashme në institucione të vendit dhe më gjerë, brenda vitit akademik realizojnë edhe studentë të tjerë të programeve studimore të fakulteteve të Universitetit të Tetovës.

Zyra për Informim