Studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, sot, realizuan një seancë të improvizuar gjyqësore, me temë: “Roli i familjes gjatë socializimit politik dhe sanksionet penale në sistemin gjyqësor, pasojat dhe sfidat”.
Organizatori i kësaj seance, Prof. Dr. Bashkim Selmani, deklaroi se kjo seancë e improvizuar organizohet për të dëshmuar gjendjen faktike se si gjyqësori i gjykon rastet e ndryshme, në baza politike dhe nacionale. “Sot, studentët e Fakultetit Juridik, të vitit të parë, me përmbylljen e semestrit nga lënda e Drejta Romake, mësimet e tyre që i morën brenda këtij semestri, sot në praktikë do të dëshmojnë gjendjen faktike se si gjyqësori i gjykon në Republikën e Maqedonisë së Veriut në baza politike, nacionale, po ashtu edhe në baza kombësie, ku nga njërën anë çekani i drejtësisë shqiptarët i godet, ndërsa maqedonasit i përkëdhel. Me këtë demonstrim, insistojmë që të prezantojmë gjendjen faktike, për arsye se atë që e marrin studentët gjatë mësimit teorik, në praktikë ndodh gjithmonë diçka e kundërt, që në këtë rast identifikojmë edhe korrupsionin, sepse është një nga elementet bazë që në Perandorinë Romake, kur ka ekzistuar korrupsioni dhe vetëm në momentin kur është zhdukur korrupsioni, perandoria arriti që të zhvillohet. Edhe Maqedonia, pikërisht është viktimë e korrupsionit edhe pse në përbërjen etike duket e thjeshtë, mirëpo kuptimi i saj rrjedh nga fjala latine “korrumpere”, që do të thotë, shkatërron, rrënon, gjithçka që është në interesin publik. Gjithmonë do të jemi aty ku është e drejta dhe drejtësia e komunitetit shqiptar, për arsye se pikërisht edhe sot duke dhënë këtë deklaratë burgjet e Maqedonisë së Veriut janë përplot me shqiptarë. Fatkeqësisht, gjithmonë kemi pasur ministra të drejtësisë shqiptarë, por asnjëherë nuk kanë reaguar në mënyrë të drejtë. Po ashtu, apeloj që edhe njëherë të ketë revizion për ato lëndë të veçanta ku kemi burgime të përjetshme, për arsye se ka indikacione në publik se janë të montuara ose nuk janë të dëshmuara praktikisht”, deklaroi Prof. Dr. Bashkim Selmani.
Këtë aktivitet e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi se, organizimet e këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura sepse i shërbejnë drejtësisë.
Kjo seancë e improvizuar gjyqësore me karakter publik kishte për qëllim ngritjen e zërit kundër kufizimit, rrezikimit dhe sanksioneve penale në baza politike, grupore dhe kombësie në sistemin e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Zyra për Informim