Të nderuar miq,
Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit të Tetovës, t’Jua uroj 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit.
28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumëshekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit e tij, në krye me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë, e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore.
Vendimi historik i 28 Nëntorit të vitit 1912, i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ishte një kurorëzim i luftërave dhe përpjekjeve të plejadave të tëra të atdhetarëve dhe intelektualëve që shkëlqyen gjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare.
Orientimi drejt së ardhmes, na obligon që të ngrihemi në lartësinë e duhur të përgjegjësive tona dhe realitetit të ri historik, në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet tona etnike në Ballkan, t’i përgjigjemi me unitet të fuqishëm mes nesh, me bashkëpunim shkencor e kulturor, sikurse të gjitha kombet e qytetëruara.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!
REKTORI
PROF. DR. VULLNET AMETI