Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

KONKURS
për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës

Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës:

FAKULTETI FILOZOFIK

1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkenca sociologjike, Tjetër (5.04.00.13 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

FAKULTETI FILOLOGJIK

1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjuha shqipe (6.02.01.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

FAKULTETI JURIDIK

1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin E drejta civile materiale (5.05.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin E drejta penale materiale (5.05.00.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
3. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin E drejta civile procedurale (5.05.00.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE

1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Fizika, Fizika teorike, Fizika e grimcave elementare (1.03.00.01, 1.03.00.03, 1.03.00.06 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Biokimia, Tjetër (1.06.00.03, 1.06.00.20 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
• Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
• Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
• Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
• Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
• Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
• Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
• Biografi e shkurtër;
• Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
• Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
• Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
• Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
• Certifikatë e shtetësisë.

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenin 166 të Ligjit për аrsimin e lartë.

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

Universiteti i Tetovës