Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ, se viti akademik 2024/2025 në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 1 tetor 2024.

Ceremonia solemne do të zhvillohet në orën 11:00, në sheshin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës.

Drejtuesit e Universitetit, të gjithë studentëve u urojnë suksese në studime në vitin e ri akademik!