//Dekani i UT-së Prof. Dr. Fatmir Sulejmani shpallet “Krenaria e Mirditës”

Dekani i UT-së Prof. Dr. Fatmir Sulejmani shpallet “Krenaria e Mirditës”

2018-12-04T16:32:29+00:00 Dhjetor 04, 2018|
Më 2 dhjetor 2018, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Shoqëria Kulturore Artistike – “Mirdita”, organizoi përurimin e numrave të fundit të organit të saj – revistës kulturore “Mirdita”, zgjodhi fituesit e çmimit “Yjet e Arbrit” (fituesi i parë i të cilit, më 2015 ishte Prof. Dr. Fatmir Sulejmani) dhe ndau disa çmime e mirënjohje për zërat e spikatur të fushës së kulturës dhe të letërsisë shqiptare.
Në këtë ngjarje kulturore, ku ishin prezentë personalitete të shquara të fushave të ndryshme, për shkrimet e botuara ndër vite në revistën kulturore “MIRDITA” dhe për kontributin e dhënë për zhvillimin e kulturës kombëtare, SHKA – “Mirdita”, dekanit të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, ia akordoi titullin e lartë “Krenaria e Mirditës”, i cili sivjet u nda për herë të parë.
Krahas Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, ky titull iu nda edhe akademikut Mark Tirta, gjeneralit Ded Prenga dhe gazetarit Frrok Çupi.