Komisioni i përbërë nga anëtarët e këshillit universitar të studimeve të doktoratës, mentorët dhe profesorët e lëmave përkatëse shkencore, që vlerësuan prezantimet publike, u shprehën të kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe përkushtimin e studentëve të ciklit të tretë në hulumtimet për disertacionet e tyre të doktoratës, duke dhënë njëkohësisht edhe sugjerimet për punën e mëtutjeshme shkencore.
Prezantimet ishin publike dhe u ndoqën nga një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe profesorëve. Në konferencën doktorale morën pjesë studentë nga këto programe studimore: Kineziologji, Biomedicinë, Shkenca mbi gjuhën-Gjermanistikë, Historia e institucioneve dhe shteti i së drejtës – Historia e shtetit, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë, Sistemet politike bashkëkohore, Shkenca ekonomike – Financa, Marketing, Ekonomi e aplikuar dhe Historia e popullit shqiptar – Periudha bashkëkohore dhe Biologji-Biokimi dhe fiziologji.