Në vigjilje të aktiviteteve për 29-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Kulturës Fizike e organizoi turneun tradicional në futboll të vogël, ku fitues u shpall ekipi i Fakultetit i Administrimit të Biznesit – Kumanovë, pasi e mposhti në finale skuadrën e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, me rezultatin 7:0.

Ndërkaq, vendi i tretë i takoi Fakultetit të Kulturës Fizike, kurse lojtari më i mirë i turneut u shpall Amar Imeri, nga skuadra e Fakultetit të Administrimit të Biznesit. Në këtë turne morën pjesë shumica e fakulteteve të Universitetit të Tetovës.

Gjithashtu, me performancën e tyre këtë manifestim e pasuroi edhe grupi artistik “Aqua Dance Club”.

Zyra për informim