//Gëzuar festën e Krishtlindjeve

Gëzuar festën e Krishtlindjeve

2019-12-26T16:53:18+00:00 Dhjetor 26, 2019|

Në emër të stafit akademik, studentëve dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin e Tetovës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj festën e Krishtlindjeve.

Festat fetare dhe harmonia ndërfetare te kombi shqiptar, ndër shekuj kanë reflektuar solidaritet, tolerancë, mirëkuptim dhe dashuri vëllazërore.

Në këtë festë, bashkë me urimet, le të angazhohemi të gjithë për forcimin e mirëkuptimit, paqes e lumturisë, si dhe për kultivimin e besimit dhe respektit të ndërsjellë mes popujve.

Gëzuar festën e Krishtlindjeve!

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës