//Katedra e Gjuhës dhe letërsisë maqedonase në UT organizoi manifestimin letrar

Katedra e Gjuhës dhe letërsisë maqedonase në UT organizoi manifestimin letrar

2018-05-18T15:48:44+00:00 Maj 9th, 2018|
Më 7 maj 2018, në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, u mbajt manifestimi Mbërmja e maqedonistikës, i katërti me radhë, në organizim të studentëve dhe disa profesoreshave, kuadër mësimdhënës të Programit studimor të Gjuhës dhe letërsisë maqedonase të Fakultetit Filologjik.

Sikurse edhe në manifestimet e mëparshme edhe ky i sivjetmi i Mbërmjes së maqedonistikës u organizua me rastin e shënimit të një jubileu, ose përvjetori të personaliteteve të shquar të gjuhës dhe letërsisë maqedonase.

Manifestimi i sivjetëm iu kushtua disa figurave markante, figurave qendrore të gjuhës dhe letërsisë, si dhe të historisë dhe kulturës maqedonase në përgjithësi, duke përkujtuar në mënyrë modeste një pjesë të veprimtarisë së tyre që lanë pas tyre. Mes këtyre figurave, këtë vit u përkujtuan: Kiril Pejçinoviqi, Vojdan Çernodrinski, Kërste Petkov Misirkovi, Bllazhe Koneski, Vasi Iloski, Kole Çashule, Jovan Koteski etj., nga veprimtaria e të cilëve studentët lexuan pjesë të krijimtarisë letrare, e inskenuar në aktin e parë të dramës ,,E ikura” të Vasil Iloskit, si dhe kënduan disa këngë popullore qytetare.

Ky manifestim u përmbyll me një koktej në ambientet e Rektoratit të Universitetit.

Vlen të përmendet me këtë rast se, iniciatore kryesore, ideatore dhe udhëheqës, si edhe skenariste e këtij manifestimi, si edhe të tri manifestimeve të mëparshme, ishte profesoresha e kësaj katedre, prof. dr. Liljana Gushevska. Me këtë rast duhet ta vlerësojmë edhe kontributin e studentëve, që me entuziazëm, vullnet dhe përkushtim të madh u angazhuan për realizimin e këtij manifestimi.