Këndi austriak në Universitetin e Tetovës realizoi një punëtori të radhës me mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme. Gjermanisti nga Vjena, profesori Lukas Mayrhofer, para pjesëmarrësve prezantoi dallimet në gjuhën gjermane midis Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, por edhe vendeve të tjera, ku flitet gjuha gjermane si Belgjikë dhe Italinë veriore.
Sipas tij Austria nga fjalori i saj i ka larguar 24 fjalë gjermane dhe nuk i përdor më as edhe si dialekte dhe se po këto fjalë i ka zëvendësuar me fjalë të reja si pjesë të gjuhës standarde që e flasin austriakët.
Profesori Lukas Mayrhofer këtë e ilustroi edhe me disa shembuj konkret të disa fjalëve që në Austri, Zvicër dhe Gjermani përdoren ndryshe. Fjala “qese” në gjuhën shqipe, në Gjermani përdoret si “Tute” në Austri si “Sackerd” dhe në Zvicër si “Sackli”. Kurse fjala shqipe “kajsi” në Austri përdoret si “Marille” ndërsa në Gjermani si “Apricose” e kështu me radhë.
Ai tha se në këtë punëtori është përcaktuar kjo temë me qëllim sensibilizimin e opinionit mbi dallimet e gjermanishtes mes Austrisë dhe Gjermanisë, pasi që njerëzit nga vendet e Ballkanit kanë shumë pak njohuri për këtë dukuri.
Mr. Sc. Lazim Ahmedi, përgjegjës i Këndit austriak në UT, tha se aktivitetet e kësaj natyre janë të rëndësishme për studentët dhe profesorët tanë, sepse na ofrojnë informacione të reja në lidhje me zhvillimet që ndodhin në shkencat filologjike.
Mësimdhënësit që morën pjesë në këtë punëtori u pajisën me certifikata nga Ministria e Arsimit të Republikës së Austrisë dhe janë evidentuar në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë.
Zyra për Informim