//Konkurs – British American Tobacco

Konkurs – British American Tobacco

2018-05-29T13:49:29+00:00 Prill 20, 2018|
Programi ndërkombëtar (BAT) është lider global me më shumë se 200 marka në më shumë se 200 tregje. Ky program ju ndihmon të kuptoni plotësisht dinamikën e tregut dhe funksionimin e departamenteve të marketingut për brendet, tregtinë, planifikimin strategjik dhe vështrimet e përbashkëta për të arritur rezultate të shkëlqyera biznesi.
Programi do të zgjasë një periudhë kohore prej gjashtë muajsh, gjatë së cilës ju do të merrni pjesë në akademinë globale BAT në Londër dhe do të keni mundësinë të sfidoni veten në projekte ndërkombëtare duke punuar me ekipe, nën mbikëqyrjen e trajnerëve dhe mentorëve tuaj.Çfarë ofrojnë?

  • Zhvillim të shpejtë të karrierës;
  • Plane të qarta për të rritur potencialin tuaj;
  • Paketa financiare konkurruese;

Nëse ju

  • kërkoni një karrierë ndërkombëtare në marketing;
  • jeni student i vitit të fundit ose keni diplomë universitare;
  • maksimumi 2 vjet përvojë pune relevante;
  • jeni ambicioz;
  • jeni individ frymëzues dhe i angazhuar;
  • posedoni aftësi ndërkulturore nga përvoja ndërkombëtare;
  • keni aftësi të forta analitike;
  • jeni të lëvizshëm në nivel ndërkombëtar;
  • keni patentë shoferi;
  • flisni gjuhën angleze rrjedhshëm;

Aplikoni në linkun e mëposhtëm:
https://krb-xjobs.brassring.com/TGWebHost/jobdetails.aspx?partnerid=30015&siteid=5134&AReq=21916BR

Afati për aplikim është deri më 02 maj 2018!
Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.