Fondacioni LEORON shpall konkurs për ndarje të bursave – Halid Tavil, për studentë të kategorive sociale, të cilët dëshirojnë të regjistrohen ose që janë të regjistruar në studimet deridiplomike.Bursa do të vlejë për periudhën 10 mujore, në të cilën studentët do të marrin kompensim prej 100 eurosh.

Përparësi participimi kanë studentët që janë në përkujdesje të vetëm një prindi, studentët me prind të papunë, studentët pa prindër apo pa përkujdesje prindërore, studentët me nevoja të posaçme dhe studentët shfrytëzues te kompensimit (në të holla) në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për arsye afariste (biznesi), gjë për të cilën të ardhurat e përgjithshme në familje janë nën pagën minimale të verifikuar në Republikën e Maqedonisë.

Afati dhe mënyra e aplikimit

  • Studentët që kanë interes të aplikojnë në këtë konkurs, duhet të dërgojnë aplikimin dhe një letër motivimi në e-mail adresën khalid.scholarship@leoron.com përfundimisht më 25.03.2018.
  • Formularin e aplikimit mund ta merrni në zyrën e Qendrës për Karrierë!
  • Rekomandohet të dorëzohen dokumente që vërtetojnë besueshmërinë e të dhënave të vendosura në aplikacion.

Kontakt info:

Email: khalid.scholarship@leoron.com,

Tel 02/ 3298 – 411, ext. dalje 6240, Nena Dimovska

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.