Qendra akademike e Bavarisë BAYHOST për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore rihap konkursin për bursa për kurse të gjuhës gjermane, për studentë dhe akademikë me njohuri themelore të gjuhës gjermane (së pakut niveli B1), nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina.

Bursat përfshijnë pagesë të plotë për kursin, akomodim dhe ushqim.
Afati i fundit për aplikim është deri më 26 mars 2018.

Informata të tjera që kanë të bëjnë me kurset verore dhe procedurën e aplikimit, mund t’i gjeni në adresën vijuese:
http://www.uni-r.de/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html
ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.