Qeveria hungareze shpall konkurs për programin e bursave Stipendium Hungaricum në Universitetin Eötvös Loránd (ELTE) që është një ndër universitetet më të mira, bazuar në përsosmërinë e mësimdhënësve dhe studentëve në Hungari.
ELTE (i themeluar në vitin 1635) është universitet udhëheqës kërkimor në Hungari. Ky universitet, është institucion i lartë arsimor shumë i popullarizuar mes aplikantësh si dhe alma mater i pesë laureatëve Nobel dhe figurave udhëheqëse në teknologji, në politikën publike dhe në kulturën hungareze.ELTE ka marrë pjesë në këtë program që nga viti 2013/2014 dhe aktualisht ka pothuajse 600 bursa Stipendium Hungaricum nga 55 vende të ndryshme që studiojnë në një nga programet e studimeve në anglisht në gjashtë fakultete.

Programet e diplomimit për studentët ndërkombëtarë në Universitetin Eötvös Loránd mund t’i gjeni në këtë adresë: www.elte.hu/en/find-degree-program

Bursat Stipendium Hungaricum ofrojnë:

  • Lirim nga pagesa për tarifën e shkollimit;
  • Pagesë mujore (për 12 muaj në vit, deri në përfundimin e studimeve);
    • për programet BA / BSc, MA / MSc dhe një nivel master: cca 130 EUR në muaj
    • për programet e doktoraturës: cca 450 euro në muaj për fazën e parë të arsimit (4 semestra) dhe cca EUR 580 në muaj për fazën e dytë (4 semestra);
  • Konvikt pa pagesë dhe pa kontribut shtesë për kostot e akomodimit: cca EUR 130 në muaj;
  • Sigurim mjekësor.

Afati i aplikimit: 16 shkurt 2018

Aplikimi Online: https://apply.stipendiumhungaricum.hu/

SHËNIM: Nëse dëshironi të studioni në Universitetin Eötvös Loránd me bursën Stipendium Hungaricum, ju lutemi zgjidhni me kujdes një program diplomimi të ofruar nga Eötvös Loránd University si zgjedhjen tuaj të parë!

Ju lutemi vini re mundësinë se gjithashtu mund t’ju kërkohet t’ia dorëzoni aplikimin tuaj jo vetëm Fondacionit Publik Tempus por edhe autoritetit përgjegjës të partnerit dërgues të vendit tuaj.

Më shumë informata rreth bursës dhe procedurës së aplikimit:
http://studyinhungary.hu/study-in-hungary/menu/stipendium-hungaricum-scholarship-programme/call-forapplications-2018-2019.html

Për bursën:

Universiteti Eötvös Loránd:

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.