//Konkurs për zgjedhje-rizgjedhje

Konkurs për zgjedhje-rizgjedhje

2020-02-15T14:00:24+00:00 Shkurt 15, 2020|

Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 82/2018), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

 

KONKURS

për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore, thirrjet mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike dhe në thirrrje të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore, thirrjet mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike dhe në thirrrje të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës:

 

 

FAKULTETI I ARTEVE

 

  1. Një mësimdhënës për lëndët profesionale artistike në fushën e aktrimit.

 

FAKULTETI PEDAGOGJIK

 

  1. Një mësimdhënës për lëndët mësimore në fushën e edukimit special dhe rehabilitimit.

 

FAKULTETI EKONOMIK

 

  1. Një asistent për lëndët mësimore në fushën e ekonomisë.

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

 

  1. Një asistent për lëndët mësimore në fushën e farmacisë.

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore në lëndët profesionale-artistike docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

 

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:

  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër (CV);
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike dhe të bashkëpunëtorëve, të parapara me nenet 166, 167 dhe 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

                                                                                          Universiteti i Tetovës