Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

KONKURS

për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore dhe për zgjedhjen-rizgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore dhe për zgjedhjen-rizgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës:

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Teknologjia farmaceutike dhe farmaci industriale dhe mikro/nanoteknologji, Bioteknologjia farmaceutike (3.05.02.13, 3.05.02.12 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Teknologjia farmaceutike me farmaci industriale dhe mikro/nanoteknologji, Farmaci sociale (3.05.02.13, 3.05.02.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Higjienë, Të tjera (3.03.01.02, 3.03.01.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  4. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Urologjia, Kirurgjia e fëmijëve (3.02.00.31, 3.02.00.32 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  5. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kardiologjia, Të tjera (3.02.00.02, 3.02.00.40 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  6. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Pediatria (3.02.00.14 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  7. Dy mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjinekologjia dhe akusheria (3.02.00.24 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  8. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kirurgjia digjestive (3.02.00.34 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  9. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Mjekësia interne, Kardiologji (3.02.00.01, 3.02.00.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  10. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Neurologjia (3.02.00.11 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI PEDAGOGJIK

 

  1. Një asistent në lëmin Edukim special dhe rehabilitim (5.03.00.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
  • Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:

  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër (CV);
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore dhe në thirrje të bashkëpunëtorëve, të parapara me nenin 166 dhe 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.

 

*Orari i punës së mësimdhënësit është përcaktuar në përputhje me aktet e Universitetit.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 8 ditë, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

Universiteti i Tetovës