Sezoni pranveror i kampionatit në volejboll ka filluar me kryendeshjen mes Klubit të Volejbollit “Universiteti i Tetovës” dhe skuadrës “Liria” nga Zherovjani. Volejbollistët e Universitetit tonë treguan kualitet duke triumfuar 3-0 në sete, kjo edhe falë përforcimeve të reja, që rezultuan të qëlluara.
Ndeshja që u zhvillua më 15 shkurt 2020 (e shtunë), ishte mjaft dinamike nga të dyja palët, por fitues në fund doli KV “Universiteti i Tetovës”, falë dëshirës së madhe dhe vullnetit që pikët të ngelin në Tetovë. Kapiteni i skuadrës “Universiteti i Tetovës”, Hamza Veseli, theksoi se ishin të përgatitur për këtë ndeshje dhe fitorja ishte e merituar, ndonëse e dinin se do të ishte e vështirë, për faktin që nuk kishin luajtur ndeshje miqësore para këtij takimi.
Ndeshjen e radhës, KV “Universiteti i Tetovës” do ta luaj nesër si mysafir përballë KV “Shtipi”, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, të shtunën do ta luajnë sfidën tjetër në kuadër të kampionatit përballë KV “Probishtipi”.Zyra për Informim