//KV “Universiteti i Tetovës” kualifikohet në finale të kupës së volejbollit të Maqedonisë së Veriut

KV “Universiteti i Tetovës” kualifikohet në finale të kupës së volejbollit të Maqedonisë së Veriut

2019-04-11T16:20:46+00:00 Prill 11, 2019|
Në kuadër të kupës së volejbollit për meshkuj të Maqedonisë së Veriut, të mërkurën, më 10 prill 2019, në Tetovë u zhvillua gjysmë finalja e kupës mes KV “Universiteti i Tetovës” dhe KV “Vardari”.
Studentët e Universitetit të Tetovës edhe në këtë takim arritën që të triumfojnë ndaj KV “Vardari” me rezultat të përgjithshëm 3 – 1 në sete.
Me këtë fitore, KV “Universiteti i Tetovës” kualifikohet në finale të kupës së Maqedonisë, ndërsa emri i finalistit tjetër do të bëhet i ditur pas ndeshjes që do të zhvillohet mes KV “Shutova” dhe KV “Strumica”.
Nga KV “Universiteti i Tetovës” shpresojnë se këtë vit kupa e volejbollit të Maqedonisë së Veriut do t’u takojë studentëve tetovarë, pasi që nga fillimi i kampionatit të volejbollit, por edhe i kupës, volejbollistët kanë dëshmuar cilësi të larta në fushë.

Zyra për Informim