Me moton “Vepro për shëndetin e gojës” në Universitetin e Tetovës u shënua 20 Marsi-Dita Botërore e Shëndetit Oral. Për nder të kësaj dite, Grupi Shkencor i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, i drejtuar nga Doc. Dr. Arbëresha Bexheti – Ferati, së bashku me Parlamentin Studentor, organizuan disa aktivitete me qëllim njoftimin e opinionit publik në vendin tonë mbi rëndësinë që duhet kushtuar shëndetit oral apo sëmundjeve të gojës.
Studentët e Stomatologjisë, sot gjatë paradites, të ndarë në disa grupe, bënë prezantime të shkurtra rreth sëmundjeve të shëndetit oral para nxënësve të disa shkollave, edhe atë: në shkollën fillore komunale “Fan Noli” në fshatin Trebosh të komunës së Zhelinës, si dhe shkollat fillore komunale “Migjeni” dhe “Kirili dhe Metodi” në Tetovë.
Gjatë takimit me filloristët, studentët e stomatologjisë, ua prezantuan atyre metodat se si duhet larë dhëmbët, kujdesin që duhet kushtuar higjienës së gojës dhe shëndetit oral në përgjithësi, ushqimet që duhet konsumuar, duke bërë krahasime mes atyre që i dëmtojnë dhëmbët dhe atyre të cilat nuk i dëmtojnë. Në mënyrë simbolike, studentët u shpërndanë nxënësve disa dhurata si brusha dhe pasta dhëmbësh si dhe fletushka propaganduese me informata të detajuara rreth shëndetit oral.
Manifestimi qendror i shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Oral u përmbyll me ligjëratën e profesorit universitar, Doc. Dr. Kenan Ferati, i cili para studentëve dhe profesorëve e prezantoi ligjëratën e tij me temë “Një gojë e shëndetshme dhe një trup i shëndetshëm shkojnë së bashku” si dhe me paraqitjen e këndvështrimeve profesionale të Prof. Dr. Lutfi Zylbearit, Prodekan për Shkencë dhe Doc. Dr. Jetmire Alimani – Jakupi, Shefe e programit studimor të Stomatologjisë.
Zyra për Informim