Profesorët dhe studentët e programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, sot përmes një manifestimi e shënuan 23 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, gjatë fjalës së tij tha se, dita e sotme korrespondon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe 403-vjetorin e vdekjes së dy kolosëve të letërsisë botërore, Shekspirit në Angli dhe Servantesit në Spanjë. “Manifestimi i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizohet enkas për ta shënuar këtë datë të rëndësishme të gjuhës angleze si gjuhë e përmasave botërore, si gjuhë që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, madje shpesh e njohur edhe me epitetet: “gjuha e arsimit, e shkencës, e diplomacisë dhe e tregtisë”. Nuk është e rastit që gjuha angleze sot përdoret si gjuhë e dytë zyrtare në shumë shtete të botës dhe të rajonit. Fakulteti ynë, krahas punës arsimore e shkencore që e kryen në të tri ciklet e studimeve, ka qenë dhe është bartës edhe i shumë ngjarjeve të rëndësishme të UT-së, si: Seminari i Albanologjisë, Konferenca e Fakultetit të Filologjisë, revista e studentëve “Përtej”, etj. Angazhimi i stafit akademik prore ka mbështetur dhe do të mbështesë iniciativat e studentëve tanë me të gjitha mundësitë e kapacitet që kemi. Andaj, ky eveniment paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për studentët që para publikut ta demonstrojnë atë që kanë mësuar dhe në këtë mënyrë të promovojnë veten, fakultetin dhe universitetin tonë”, tha dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani.
Në këtë manifestim, studentët e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze nën udhëheqjen e shefes së programimit studimor, Doc. Dr. Remzije Nuhiu dhe të profesorëve të tjerë, dëshmuan aftësitë e tyre kreative duke prezantuar para të pranishmëve pjesë nga historia dhe kultura e Britanisë së Madhe, poezi, monologë, tregime, ese dhe fjalime të personaliteteve të njohura të Anglisë.
Në fund, studentëve të cilët prezantuan në këtë manifestim u ndau mirënjohje prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili.

Zyra për Informim